Presidenti, Dule ofron mbështetje për Nanon
UPDATE- Pas takimit me ish-kryeministrin Nano, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Nanos për President.

“Besoj se është kënaqësi të konstatojmë se platforma e Nanos ka krijuar një moment konstruktiv, energji pozitive janë gjeneruar mes forcave politike. Vota jonë do jetë për kandidaturën e Nanos ashtu si në 2007”, tha Dule.

Ndërsa Nano deklaroi se procesi i takimeve për ambicinen e tij për president po gjeneron konsensus, në mbështetje të iniciaticës kombëtare, që është integrimi në BE.

“Vlerësoj sic dëgjuat zotin Dule, procesi po gjeneron konsensus, në mbështetje të iniciativa kombëtare që na bashkpjnë me europën dhe detyrat që duhet të kryejmë. Besoj që të gjitha stimujt që vinë në këto takime, në një ditë që dëgjova dhe konvergjencën e mesazhve të komisionerit Fyle për një proces konsensual, janë ato që i duhen vendit”,- iu përgjigj Nano interesit të gazetarëve,

-Ish-kryeministri Fatos Nano pritet të takohet sot me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Takimi me Dulen, vjen pas takimeve që ish-lideri i PS, ka zhvilluar më parë, me krerë të forcave politike në vend.


Seria e takimeve të tij filloi me takimin e Metës, më pas Arvizun, Ramën dhe një ditë më parë edhe Idrizin. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2012, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori