Presidenti Moisiu takohet me Metën, Ndokën dhe Solis
Albeu.com
Presidenti i Republikës, Alred Moisiu thirri sot në një takim kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Leonard Solis.Gjatë bisedës u diskutua rreth krizës aktuale politike në vend. Presidenti Moisiu, duke vlerësuar rolin e deritanishëm të këtyre partive, ka nxitur palët të bëjnë maksimumin për gjetjen e një rrugzëgjidhjeje sa më të shpejtë, që do ta nxjerrë vendin nga kjo situatë.

Menjëherë pas takimit zoti Meta u shpreh se ishte optimist nga takimi me presidentin Moisiu dhe se mendonte se zgjidhja e situatës aktuale mund të dalë vetëm nga kjo derë. Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka theksoi se “Të dyja palët janë tërhequr nga disa qëndrime të theksuara dhe duket se janë gati për kompromis. Kjo duhet të vazhdojë deri sa të arrihet një marrëveshje e plotë dhe e zbatueshme nga të dyja palët.”. Kurse Sekretari i Përgjithshëm i PBDNJ-së, Solis, theksoi se situata aktuale është tragjikomike, tragjike për shqiptarët dhe komike për të huajt. start
Shtuar më 06/01/2007, ora 15:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori