Presidenti, Moisiu: Shqipërisë i duhet një njeri që qetëson, jo që acaron
Ish-Presidenti Alfred Moisiu në një leksion të hapur në një nga universitetet private, në Tiranë duke ju referuar zgjedhjes së Presidentit të ri, u shpreh dje se Shqipërisë i duhet një njeri që i qetëson gjërat e jo që i acaron ato.


Sipas Gazetës Shqiptare, Moisiu ka këmbëngulur në idenë e hedhur prej kohësh, që presidenti të zgjidhet nga populli.
“Demokracia jonë është e brishtë dhe për këtë arsye presidenti duhet të jetë i lirë nga politika, mbi forcat politike. Ai duhet të jetë njeri me integritet, të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet. Platforma e tij duhet të jetë Kushtetuta. Roli i presidentit në një demokraci parlamentare është shumë i madh. Ai është kryetari i shtetit, i cili mbetet edhe pas ndërrimit të pushtetit”,- u shpreh, ndër të tjera ish presidenti. /albeu.com/



Shtuar më 01/05/2012, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori