Presidenti Moisiu: Partite politike po ushtrojne presion mbi gjykatat
Albeu.com
Partite politike po ushtrojne presion mbi gjykatat qe po merren me regjistrimin e votuesve. Ky eshte konfirmimi qe vjen nga kreu i shtetit Alfred Moisiu, vetem tre dite nga zhvillimi i zgjedhjeve te pergjithshme.Duke kerkuar nga votuesit shqiptar qe te behen pjese e vendimarrjes ne kete proces te rendesishem zgjedhor, Moisiu kerkoi qe te mos ushtrohet presion mbi gjykatat qe po merren me regjistrimin e atyre zgjedhesve qe mungojne ne listat perfundimtare te votimeve. "E drejta e qytetareve per te votuar nuk mund te mohohet. Gjyqesori duhet te jete ne sherbim te kesaj te drejte. Ditet e fundit shikohet qe ka tendenca te forcave politike te ndryshme t'i bejne presion gjyqesorit per ngadalesim ose shpejtim te proceseve", u shpreh dje kreu i shtetit duke bere te qarte se gjyqesori po punon nen presion. "Gjyqesori ka punuar ne presion dhe po perballet me ngarkesa, probleme", vuri ne dukje ai. Kreu i shtetit nuk preferoi dje te bente ndonje thirrje te vecante, duke ja lene ate dites se sotme ku do te jape mesazhin per te gjithe shtetasit shqiptar. Megjithate duke theksuar rendesine e ketyre zgjedhjeve dhe presionin qe eshte ushtruar keto dite ne gjykata, apo incidente te ndryshme, ai qartesoi dhe nje here se eshte e rendesishme qe te shkohet ne votime, pavaresisht problemeve qe jane shfaqur gjate zhvillimit te fushates. "Shqiptaret pavaresisht nga disa incidente te vogla qe kane ndodhur, po tregojne se kane bere nje transformim te madh ne mentalitetin e tyre demokratik dhe forcat politike gjithashtu. Ky eshte nje sukses, nje hap shume i madh qe ne e bejme jo thjesht per t'i treguar Evropes dhe botes se jemi nje popull qe vleresojme demokracine, perparimin dhe duam zhvillim", u shpreh Moisiu, duke uruar qe gjithcka te shkoje mbare ne kete proces dhe duke bere ftese per te gjithe shqiptaret qe te shkojne per te votuar. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 01/07/2005, ora 15:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori