Presidenti Moisiu anullon aktin normativ per KRRT
Pëlqej
Albeu.com
Presidenti Alfred Moisiu ka vendosur te anulloje aktin normativ te miratuar nga parlamenti me propozim te Keshillit i Ministrave sipas se cilit prefekti ka te drejte te mbledhe Keshillin e Rregullim Territorit, nese kryetari i bashkise nuk e ben, dhe ta riktheje ate ne parlament. Presidenti i ka kerkuar parlamentit te rishikoje edhe nje here aktin normativ, i cili u hartua nga qeveria pas konfliktit te lindur per nyjen e Zogut te Zi. Ky akt nopramitv shkaktoi reagim te menjehershem te Bashkise se Tiranes dhe Partise Socialiste sipas se cilave nje akt i tille cenon autonomine e pushtetit lokal.

Akti normativ mori kontestimin e tij edhe nga i derguari i Komisionit Europian per autoritetet vendore Di Stasi dhe aktualisht eshte ne process gjykimi nga Gjykata Kushtetuese, pas ankeses se depozituar nga deputetet e partise socialiste. news 24
Shtuar më 17/02/2006, ora 14:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori