Presidenti Meta: Po rrezikojmë shumë, jemi në kohë të shmangim përplasjen
Presidenti Ilir Meta, ka komentuar nga studio e emisionit “Përballë" edhe krizën politike që ka mbërthyer vendin.

Meta ka goditur edhe drejtimin autoritar që Rama po i bën vendit, ku sipas tij: ‘Nga një demokraci parlamentare kemi kaluar në një liderizëm arbitrar’

‘Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor është e vështirë të ndryshosh liderët. Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit.

Kjo gjendje duhet të marrë fund. Jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues”, tha më tej Meta.
Shtuar më 16/04/2019, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori