Artan Hoxha, kandidat i mazhorancës për president
UPDATE - 22:56 Pas Ramës dhe Metës, edhe kryeministri Berisha del para gazetarëve për të dhënë vlerësimet e tij në lidhje me tryezën.

Kryeministri Berisha ka deklaruar që nuk është arritur marrëveshje me opozitën në lidhje me kandidatin e përbashkët. Si rezultat, mazhoranca ka vendosur që nesër të propozojë zyrtarisht Artan Hoxhën, si kandidat për President të Republikës së Shqipërisë.

Ai ka vlerësuar lartë Artan Hoxhën si figurë të publicistikës shqiptare, duke e çmuar lartë kontributin e tij dhe institutit që ai drejton në formulimin e ligjeve dhe reformave në Republikën e Shqipërisë.



22:40 Kryetari i LSI-së ka deklaruar se nesër mazhoranca do të zyrtarizojë emrin e Artan Hoxhës si kandidat për president të Republikës së Shqipërisë.


Rama: Tryeza ka dështuar sërish

22:30 - Në deklaratën për mediat menjëherë pas përfundimit të tryezës, lideri i opozitës Edi Rama deklaroi se megjithë përpjekjeve të opozitës për të gjetur një emër konsesual, kjo gjë nuk është arritur.

Rama theksoi se më tej ka paraqitur në tryezë vizionin e PS-së por nuk ka hasur në mirëkuptim nga pozita.

Sipas Ramës, mazhoranca ka ardhur në tryezë me një ofertë të limituar që ja bëri të pamundur opozitës zgjidhjen, pasi emrat e porpozuar ishin plotësisht të njëanshëm dhe të pozicionuar politikisht.

Pas pak detajet tjera ...


22:14 Ka përfunduar tryeza e pozitës dhe opozitës për zgjedhjen e Presidentit. Ndërkohë Portali Albeu mëson se është arritur marrëveshja që Artan Hoxha të jetë kandidati konsesual për kandidat për Presindet të Shqipërisë.

Në këto momente pritet dalja e pjesëmarrësve dhe deklaratat e mundshme të tyre.

Kandidati kon

21:48 Vazhdon akoma takimi për zgjedhjen e Presidentit të ri ndërkohë që është bërë porosia e kafeve, gjë që tregon që takimi do të zgjasë edhe pas orës 22.

Ndërkohë Portali Albeu.com mëson se për momentin emri më i favorizuar duket emri i Petraq Milos.

Nesër para seancës plenare pritet takimi i grupit të PD-së, ku ekziston mundësia e propozimit të një kandidature politike përtej emrave të tanishëm, nëse konsultimet e sotme do të dështojnë. /albeu.com/


21:06 - Një emër tjetër i mundshëm për të qenë kryetarja e re e shtetit dhe për herë të parë një presidente grua në Shqipëri, është ai i Vitore Tushës, një propozim direkt nga Partia Socialiste dhe që po gjen përkrahje dhe nga mazhoranca.

Tusha është në listën e dytë ku bëjnë pjesë edhe Admir Thanza, Ledi Bianku dhe Edmond Islamaj.


20:53 - Sipas burimeve të Portalit Albeu, emri më i pranueshëm për opozitën duket Petraq Milo, këshilltar për ekonimnë i kryeministrit.

20:13 - Në takimin që po zhvillohet në këto momente në kryesinë e kuvendit shqiptar pritet që të dilet me një emër konsensual. Ndërsa sipas informacioneve mazhoranca ka hedhur në tryezë 4 emra. Ata janë Arben Imami, Artan Hoxha, Petraq Milo dhe Bujar Nishani.

19:13 Pas disa minutash ka mbërritur në kryesinë e kuvendit edhe kreu i PS-së, Edi Rama dhe kreu i grupit të kësaj partie Gramoz Ruçi.


Në këtë takim për arsye të ndryshme nuk janë paraqitur krerët e disa partive të tjera, si ai i partisë Republikane Fatmir Mediu si dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule.


19:13 Pas Metës, Idrizit dhe Patozit ka mbërritur edhe kreministri Berisha.



18:23 Ashtu sikurse ishtë lajmëruar më parë, në kryesinë e kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet takimi mes krerëve të partive më të mëdha në vend për gjetjen e një emri konsensual për presidentin. Takimi është shtyrë me gjysëm ore nga koha e vendosur nga përfaqësuesit e këtyre partive.

Më parë ishte parashikuar një takim mes aleatëve të mazhorancës, takim që është anuluar.

Në kryesinë e kuvendit kanë mbërritur fillimisht kreu i LSI-së Ilir Meta dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, dhe kreu i grupit të PD-së Astrit Patozi. Ndërsa pritet edhe ardhja e Berishës dhe Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2012, ora 22:57
Tage: rama ruci meta

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori