Tre aksidente gjatë mëngjesit në rrugën Pogradec-Prrenjas

Të paktën 3 aksidente janë shënuar gjatë mëngjesit në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas.

Dy mjete janë përplasur në Pojskë të Pogradecit, ku deri tani mendohet se ka vetëm dëme materiale.

Një kamion ka dalë nga rruga në Qafë Thanë.

Gjithashu një automjet është përplasur me një kamion në afërsi të Prrenjasit.

Deri më tani nuk dihet nëse si pasojë e përplasjes ka të lënduar, ndërkohë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor bashkë me policinë. Dyshohet se shkak është shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë./albeu.com/