Kuvendi i Shqipërisë pritet të përcaktojë sot datën për
raundin e tretë të
votimit për kreun e ri të shtetit. Vendimi është marrë disa ditë më parë gjatë Konferencës së Kryetarëve, e cila nuk mundi të dilte me një datë konsensuale.
Dy raundet e para të
votimit për presidentin e ri të vendit u mbyllën pa kandidatë. Mazhoranca ka shpallur kandidaturën e saj, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjorin, por kjo kandidaturë nuk është pranuar nga opozita e cila e cilëson si të njëanshme. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2012,
ora 11:02