Presidenti Ivanov, me dy keshilltare shqiptare
Albeu.com
Dy këshilltarë shqiptarë do të jenë pranë presidentit të ri të Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e lajmeve INA nga burime pranë ekipit të presidentit të ri, të cilët theksojnë se tashmë ..... janë përcaktuar edhe dy kandidatët për këshilltarë, të cilët siç nënvizohet janë edhe personalitete të afërta me partinë shqiptare në pushtet BDI dhe që kanë mbështetjen e liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti.

Përfshirja e shqiptarëve në kabinetin e presidentit ka qenë edhe pjesë e takimit të fundit të realizuar gjatë kësaj jave midis Ali Ahmetit dhe presidentit të ri Ivanov. Zyrarisht asgjë nuk është publikuar lidhur me zgjedhjet kadrovike për presidencën e re.

“Kabineti im do të shprehë pasqyrën reale në Maqedoni dhe do të strukturohet për të përmbushur kompetencat kushtetuese të presidentit”, ka deklaruar presidenti Ivanov. Në kabinetin e deritanishëm të presidentit Branko Cërvenkovski nuk ishte i përfshirë asnjë këshilltarë shqiptarë. Presidenti Ivanov sot edhe zyrtarisht do të marrë vërtetimin nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjen e tij për president.
Shtuar më 16/04/2009, ora 21:29
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori