E FUNDIT/ Nëna e një vajze 2-vjeçare, kjo është e reja që u vra nga ish-burri në Fier (FOTO LAJM)

Vajza që shikoni në foton e bashëkëngjitur lajmit është 23-vjeçarja Sabrina Bengasi, e cila u vra me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në banesën e saj në Fier.

Vajza e re, nënë e një fëmije 2-vjeç, u vra kur po hante darkë në shtëpinë e saj nga ish-burri i saj, Elton Metaj i cili 1 vit më parë kishte marrë peng familjen e saj dhe tentoi të vriste veten.

Ky krim i rëndë do të shmangej në rast se prokuroria dhe gjykatat në vendin tonë, së bashku me policinë do të funksiononin, dhe Metaj nuk do të ishte lënë i lirë më pak se një vit nga pengmarrja që i bëri ish-gruas dhe familjes së saj.

Prokurori Çlirim Sino i kishte kërkuar Gjykatës që Metaj të çohej në spitalin e burgut të Zaharisë për shkak se sipas tij ishte i sëmurë mendor.

Pavarësisht rrezikshmërisë që paraqiste, Metaj u lirua nga burgu i Zaharisë me pretendimin se do të kurohej në kushte shtëpie.

 

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

Po kush është autori Elton Metaj?

Metaj është një shtetas i njohur për Policinë e Shtetit pasi sapo kishte dalë nga burgu ku kishte vuajtur dënimin e tij.

Burgosja e tij lidhej direkt me familjen e viktimës pasi një vit më parë kishte marrë peng familjen Benga, në 20 shtator të vitit 2020.

Në vitin 2020 , Metaj e mbajti peng për më shumë se 5 orë bashkëshorten dhe familjen e saj në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH-së për t’i liruar.

Më herët, në 22 shtator 2020, 31 vjecari nga Peshtan Bengasi ,Elton Metaj u paraqit ne gjykaten e Fierit me akuzat “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Lirimi nga burgu:

Burimet bëjnë me dije se Elton Metaj është liruar nga burgu pasi ka shfaqur çrregullime mendore.

Mësohet se Metaj ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij, Sabrina Bengasi dhe ka qëlluar mbi të, duke ia marrë jetën në derën e shtëpisë. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 09:41