Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbarëbotëror me deklaratën e tij.
Ai iu ka kërkuar
grave që të bëjnë nga gjashtë fëmijë “për të
mirën e vendit”.
“Zoti ju bekoftë që keni dhënë jetë për gjashtë vajza dhe djem të vegjël”, i tha Maduro një gruaje që ndoqi ngjarjen e kujdesit shëndetësor.
“Çdo grua duhet të ketë gjashtë fëmijë për të
mirën e vendit”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte “java e
grave”, një referencë për Ditën Ndërkombëtare të
Grave në 8 Mars.
Shtuar më 04/03/2020,
ora 18:28