Presidenti i ri, takim Rama-Sequi
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka pritur sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.
Takimi po zhvillohet në selinë rozë ndërsa tema e diskutimit është çështja e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Takimi i kryesocialistit Rama me ambasadorin Sequi bëhet përpara se ky i fundit të takohet me kandidatin e vetëshpallur për postin e presidentit Fatos Nano.

Disa ditë më parë takimi mes Nanos dhe Sequi u shty për shkak të axhendës së ngjeshur të ambasadorit.

Ky takim do të zhvillohej në vazhdën e konsultimeve që ish-lideri i PS-së Fatos Nano dëshiron të bëjë edhe me faktorin ndërkombëtar.

Më herët, Nano është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidat serioz. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2012, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori