Presidenti i PE, David
Sassoli është shprehur pro çeljes së
negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sassoli deklaroi se Parlamenti
Europian mbështet hapjen e menjëhershme të
negociatave të pranimit dhe se do jetë e vështirë të shpjegohet pse po vonohet kjo gjë.
“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të
negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni
Europian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse e vonojmë atë”, deklaroi
Sassoli.
Shtuar më 17/10/2019,
ora 18:16