Presidenti i kompanisë “Çalyk Holding” nderohet me titullin “Honoris Causa”
Pëlqej
Rektorati i Universitetit të Tiranës i ka akorduar sot presidentit të kompanisë “Çalyk Holding” Ahmet Çalyk, titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacion “Për kontribut të veçantë dhe këmbëngulje të pashoqe në zhvillimin e ekonomisë shqiptare si dhe për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të universiteteve në Shqipëri”.

“Dhënia e këtij titulli për Ahmet Çalyk është një kontribut dhe nxitje për bashkëpunimin në sektorin ekonomik në vendin tonë. Sipas Forb, Çalik vlerësohet si një person mjaft i suksesshëm. Madje nuk mund të lëmë pa përmendur se Çalik është një nga 5 investuesit më të rëndësishëm në vendin tonë” u shpreh gjatë ceremonisë së dhënies së titullit, Ervin Demo, zv/rektor i Universitetit të Tiranës.

Në këtë ceremoni morën pjesë Hidayet Bayraktar, Ambasador i Republikës Turke në Shqipëri, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës, senatorët e UT-së dhe shumë personalitete të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori