Presidenti i Komisionit Evropian ngushëllon familjarët e viktimave
Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit Bamir Topi, për aksidentin e rëndë të ndodhur në Himarë.

“Mësova me trishtim për aksidentin rrugor tragjik, i cili ndodhi dje pranë Himarës, ku humbën jetën 13 veta dhe shumë të tjerë u plagosën. Ne emër të Komisionit Evropian dhe në emër të Komisionit Evropian dhe në emrin tim personal, më lejoni t'ju përcjell ngushëllimet tona të sinqerta dhe shprehjen e simpatisë sonë më të madhe si dhe solidaritetin me familjet e të gjithë viktimave- shkruan Barroso në mesazhin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori