Presidenti hungarez: Zgjidhni krizen politike
Albeu.com
Ngerci politik ne vend, i krijuar pas zgjedhjeve parlamentare eshte bere pjese e bisedave zyrtare mes autoriteteve shqiptare dhe faktorit nderkombetar, i cili pret nje zgjidhje per rikthimin ne normalitet te situates politike.
Nje mesazh te tille dha ne Tirane presidenti i Hungarise Lazlo Soliom, qe ka diskutuar kete ceshtje me presidentin Bamir Topi.

“Hungaria e vlereson lart rolin stabilizues dhe mediator te presidentit Topi per dialog politik, qe edhe institucionet te funksionojne. Gjithashtu dhe bashkesia nderkombetare e shikon te rendesishme qe parlamenti te funksionoje normalisht”, u shpreh Soliom.

Lidhur me ceshtjen e liberalizimit te vizave, presidenti hungarez shprehu besimin se ceshtja do te zgjidhet deri ne veren e ardhshme, nese Shqiperia permbush kushtet teknike te pasaportave biometrike dhe kontrollit te kufijve.

Por ne kete pike, duke shprehur vleresim per strukturat qeveritare ne plotesimin e kerkesave, tek presidenti shqiptar Bamir Topi u vune re disa tone jo entuziaste, kur i kerkoi Brukselit te trajtonte njesoj vendet e Ballkanit Perendimor per ceshtjen e vizave.

“Kam shprehur predispozicionin e strukturave te shtetit shqiptar per te realizuar ne kohe pajisjen me pasaporta biometrike dhe kam shprehur deshiren qe vendet e BE-se ta mbeshtesin kete proces, duke i trajtuar te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor ne te njejten menyre, ne funksion te kohes. Shqiperia luan nje vend moderator ne situaten ballkanike dhe cdo dite ben perpjekje maksimale per forcimn e shtetit ligjor”, u shpreh Topi.

Presidenti hungarez, i cili po zhvillon nje vizite dyditore ne Shqiperi, takoi edhe kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, me te cilen u diskutuan hapat qe po ndermerr Shqiperia per pershpejtimin e integrimit europian te vendit. (tch)
Shtuar më 30/10/2009, ora 21:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori