E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Presidenti grek, me gjuhën e kasapit Zerva: Çamët, kriminelë
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i është bashkuar kokave të nxehta të shovinizmit grek duke i quajtuar çamët e masakruar nga bandat e Zervës.

Pavloulos, i njohur për qasjet e tij ekstremiste tha se çamët ishin kriminelë dhe bashkëpunëtorë të nazistëve, i njëjti argument i përdorur edhe nga banditët e Zervës kur masakronin gra, pleq dhe fëmijë në fshatrat dhe qytetet çame.

“Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë,”-tha Prokopis Pavlopoulos.

Edhe më parë kreu helen ka theksuar se Greqia nuk e kundërshton anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Shtuar më 25/02/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori