"Presidenti është sëmurë rëndë, do vdesë shumë shpejt"

Në mungesë të garës elektorale, ndërsa zgjedhjet lokale po zhvillohet kryesisht me një kandidat, Azbi Kasaj është kthyer në personazhin më të kërkuar në ekranet shqiptare, i cili me sa duket rrit shikueshmërinë me bëmat e tij.

I ftuar sëfundmi në "Fiks Fare", ai foli edhe për mallkimin e famshëm "u daltë kanceri mu në grykë atyre që nuk më votojnë mua", gjatë fushatës së disa viteve më parë ku ai kandidonte për deputet.

I pyetur nga moderatorët nëse ky mallkim ka zënë ndonjërin, Kasaj dha një përgjigje të çuditshme duke theksuar se ka zënë pikërisht Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

"Një herë dobësohet, një herë shëndoshët, do të vdesë me merak ai", tha Kasaj.

Theniet e Azbiut janë kthyer në objekt gallate dhe humori në rrjetet sociale, siç duket të jetë edhe kjo e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2019, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori