"Presidenti duhet të shpërndajë menjëherë parlamentin"
Analisti Neritan Sejamini, mendon se Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë menjëherë parlamentin, sepse aktualisht ky parlament është në shkelje të Kushtetutës.

“Sikur te isha ne vendin e Presidentit do ta shperndaja Kuvendin menjehere. Kuvendi eshte ne shkelje te Kushtetutes: duhet te kete 140 anetare, por ka vetem 122 anetare dhe nuk ka asnje mundesi per mbushjen e vendeve bosh.

Çdo Gjykate ne Shqiperi dhe ne bote do t’i jepte te drejte. Shqiptaret do t’i jepnin te drejte.

Ata qe mendojne se Shqiperia eshte OK pa nje Kuvend te plote, pa opozite, pa Gjykate Kushtetuese, pa Gjykate te Larte, pa Prokuror te Pergjitshem duhet te jene nga ndonje bote paramoderne“, shkruan Sejamini.
Shtuar më 13/06/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori