Presidenti dekreton shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Xhafajt
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk ka penguar emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme. Nishani gjithashtu ka miratuar dhe 3 ministrave rtë tjerë dhe emërimin e ministrave të rinj.

Ai ka dekretoi emërimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka e cila zëvendëson Blendi Klosin. Presidenti dekretoi emërimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi, i cili zëvendëson Blendi Cucin si dhe emërimin në ministrin ë Shëndetësisë të Ogerta Manastirliu, e cila zëvendëson Ilir Beqajn.


Dekreti i shkarkimit:

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri

DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10079

Tiranë, më 19 Mars 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Dekreti i emërimit:

Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj

DEKRET PËR EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Fatmir Xhafaj, emërohet ministër i Punëve të Brendshme

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10080

Tiranë, më 19 Mars 2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
Shtuar më 20/03/2017, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori