Presidenti dekoron pas vdekjes gazetaren Enkelejda Skënderasi (FOTO LAJM)

Gazetarja Enkelejda Skënderasi, e cila humbi jetën vitin e shkuar në një aksident automobilistik në rajonin e Korçës.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar sot për merita të veçanta civile, pas vdekjes, gazetaren e "News 24", Enkelejda Skënderasin, e cila humbi jetën vitin e shkuar në krye të detyrës.

Kreu i shtetit e ka dhënë këtë dekoratë në takimin tradicional të urimit të Vitit të Ri me përfaqësuesit e medias në vend, takim të cilin e nisi duke përkujtuar me nderim, gazetarët francezë të vrarë në sulmin terrorist të së mërkurrës dhe me një minutë heshtje. /albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori