Pas tërheqjes së kandidatit Xhezair Zaganjori për postin e presidentit një ditë më parë, krerët e
partive të mëdha pritet të zhvillojnë sot takime për një emër të ri.
Njëri nga aleatët e PD-së, Ilir Meta, paralajmëroi pasditen e djeshme se sot dhe nesër do të ketë takime të
partive të koalicionit me qëllim që
presidenti të
zgjidhet në raundin e katërt në Parlament. Po kështu, dhe kreu i partisë Socialiste, Edi
Rama do të mbledhë paradite kryesinë. Sipas burimeve nga selia rozë, në tryezën e sotme priten të dalin emra konkretë përsa i takon kandidaturës për president.
Siç dhe është vendosur, ditën e hënë do të zhvillohet raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, që ndryshe nga tre raundet e parë, kreu i shtetit
zgjidhet me shumicë të thjeshtë, 71 vota.
Shtuar më 09/06/2012,
ora 09:03