Presidenti, Arvizu: Vlerësoj impenjimet e Berishës dhe Ramës
Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu zhvilloi edhe sot takimin e radhës me kryetarin e PS, Edi Rama. Takimi sot, ndryshe nga një ditë më parë që u zhvillua në një nga lokalet e Tiranës është realizuar në selinë e PS. Takimi dje u krye pak orë para tryezës Rama-Berisha.

Pas takimit, kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve deklaroi se vlerëson përpjekjet e kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Edi Rama, për zgjedhjen e presidentit.

“Kam ndjekur me shume vëmendje deklaratat pas takimit. Mendoj se jam para selisë rozë dhe të flas për PS. Mendoj se Rama dhe PS të kenë vlerësim se këkojnë që kandidati të jetë i së majtës. Mendoj se PD dhe kryeministri vecanërisht meritojnë vlerësimin që ka bërë të qartë për të prezantuar një kandidat, një person që ndihet komod për të punuar, por nuk përfaqëson interesat e ngushtë. Për mua kjo pasqyron që të dyja palët të kenë një kandidat”,- theksoi ambasadori.

Kuvendi konsumoi të hënën, brenda pak minutash, edhe raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, pasi në konkurim nuk u paraqit asnjë kandidat dhe në këtë mënyrë, sipas ligjit, votimi quhet i kryer. Ndërkohë, pritej që raundi i sotëm në parlament të konsumohej pa votim, pas takimit pa një rezultat konkret të zhvilluar të dielën në mbrëmje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori