Shkrimtari i madh, Dritëro
Agolli ka reaguar pas letrës së Këshillit studentor të Universitetit "Luigj Gurakuqi", në Shkodër. Dy ditë më parë, përmes një letre, studentët i kërkuan të ndërhynte shkrimtarit, tek liderët e politikës, për zgjidhjen në një mënyrë sa më konsensuale të Presidentit të Republikës.
Dritëroi e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë letër të studentëve, duke u kërkuar në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", të dy kryetarëve të partive kryesore në vend, Sali Berishës e Edi Ramës të
ulen në një tryezë të përbashkët, për të shkuar në
raundin e tretë, me një apo me disa emra për të
zgjedhur një President konsensual.
Ai porosit edhe deputetët e PS-së që edhe në
raundin e katërt të jenë aty, në Parlament, të mos bojkotojnë, për të parë se si do të shkojnë votat, nëse nuk arrihet zgjedhja me konsensus. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2012,
ora 09:30