Presidenti i Partizanit, kandidat për PR-në në Berat
Biznesmeni Lulzim Sallaku do të jetë kandidati i parë në listën e partisë Republikane në qytetin e Beratit. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, presidenti i Partizanit edhe pse është nga Skrapari, beson se mund të dalë deputet në Berat.

“Nuk është risi kandidimi im në Qarkun e Beratit, kam kandiduar edhe herë tjetër nën siglën e PR-së dhe kam marrë mbi 4 mijë vota në vitin 2005. Nuk janë pak, ndërsa tani mendoj se mund të marr më shumë dhe t’i jap patjetër një mandat partisë që unë përfaqësoj. Unë jam nga Skrapari dhe natyrisht që kam lidhjet e mia me Qarkun e Beratit. Shumë më njohin për korrektësinë”, – ka deklaruar Sallaku. /albeu.com/


Shtuar më 08/05/2013, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori