Presidenca sulmon sërish ambasadorët: Jemi të pavarur që prej 1912-ës!
Presidenti Meta ka adresuar një tjetër mesazh për ambasadorët e huaj.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi i pyet nëse kanë marrë leje te kryetarët e shteteve të tyre për t’u futur në ato që ai i quan lojëra diplomatike për të diskutuar dekretin e tij.

Duke iu rikthyer debatit për emërimet e gjyqtarëve të Kushtetueses, kreu i shtetit edhe njëherë bën me dije se nuk mund të bëjë dy emërime njëherazi.

Presidenti po ashtu stimulon ata që kërkojnë që kjo çështje të shkojë në Venecia, për ta pyetur këtë institucion se kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

Statusi i Blushit:

Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese.

Por Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin: Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë?

Ndërsa Presidenti ka një pyetje për këta dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente: A i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912?!
Shtuar më 23/11/2019, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori