Presidenca reagon për raportin e Komisionit të Venecias: Taulant Balla manipuloi dokumentin
"Dokumenti që Tao Tao, lolot dhe mediat rilindase kanë
publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra përhapin lajmin e gënjeshtërt se sipas
Venecias, Presidenti nuk mundet të anulojë
zgjedhjet pa një konsensus politik."
Kwshtu ka reaguar vetwm pak minuta mw parw Presidenca duke akuzuar Taulant Ballwn se ka manipuluar pwrgjigjen e
Venecias duke i servirur medias, lajme tw pavwrteta.
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi gjatë një konferencë për mediat deklaroi se dokumenti i
Komisionit të
Venecias i
publikuar sot në media është manipuluar.
Blushi publikoi dy dokumeta, ku sipas tij njëri është autentik dhe njëri është
publikuar nga “Tao Tao”.
"Dokumenti që Tao Tao, lolot dhe mediat rilindase kanë
publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra përhapin lajmin e gënjeshtërt se sipas
Venecias, "Presidenti nuk mundet të anulojë
zgjedhjet pa një konsensus politik."
Ndërkohë qe Deklarata Zyrtare sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të
Komisionit të
Venecias thuhet si më poshtë:
"Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i
Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë
zgjedhjet".– u shpreh Blushi./albeu.com/
Shtuar më 11/10/2019,
ora 17:18