Presidenca ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian (VIDEO)
Institucioni i Presidentit të Republikës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë, që po kalon momente tepër te vështira për shkak të pandemisë COVID-19.

Dritat e Presidencës janë ndezur me ngjyrat e flamurit italian pasditen e sotme.

Aktualisht, Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë prej koronavirusit, ku gjatë 24 orëve të fundit 837 viktima.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12 428, ndërsa numri i personave të infektuar është 105 792.

Shtuar më 31/03/2020, ora 20:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori