Presidenca: Lajmi për zjarrin, i rremë dhe abuziv
Presidenca ka sqaruar sot lajmin e publikuar në disa media për përfshirjen nga zjarri të zyrave të Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Në një deklaratë për shtyp, Presidenca e ka cilësuar këtë lajm si të pavërtetë dhe abuziv.

"Për sa më sipër, sqarojmë opinionin publik se të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:40 pati një shkëndijë elektrike në një prej kabllove të ndriçimit të jashtëm që ndodhen në tarracën e godinës, por pa provokuar zjarr dhe pa shkaktuar asnjë pasojë", thuhet në deklaratën e Presidencës.

Sipas Presidencës punonjësit e sigurisë dhe shërbimi zjarrfikës u gjendën në gatishmëri, por nuk u desh ndërhyrja e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2012, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori