Antonio Conte gati të japë dorëheqjen, presidenti i Tottenham pritet të takohet sot me trajnerin

Aventura e Antonio Contes në pankinën e Tottenham duket se tashmë është duke u zbehur.

Euforia e fitores ndaj Manchester City duket se u zhduk shumë shpejtë pas asaj humbjeje ditën e djeshme ndaj Burnley. Trajneri italian u shpreh para gazetarëve shumë i zhgënjyer dhe u la të nënkuptohej se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen nga klubi anglez.

Disa burime të afërta me klubin e Tottenham thonë se presidenti Daniel Levy mund të takohet pasditen e sotme me Conten./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 11:41