Presidenca hap garën për guvernatorin e ri të BSH-së
Pëlqej
Pas vendimit të djeshëm të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, duke u bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, Presidenti Bujar Nishani njoftoi sot fillimin e procedurës së emërimit të Guvernatorit të ri.

Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

"Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.Me këtë rast, Institucioni i Presidentit të Republikës garanton çdo të interesuar se aplikimi i tij ose i saj do të mbetet konfidencial.Çdo i interesuar mund të aplikojë dhe kontaktojë në adresën [email protected] Shprehja e interesit nga çdo i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar në përputhje me Ligjin Nr. 8269, dt. 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar." thuhet ne njoftimin e Presidences.

Aplikimet për shprehjen e interesit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në adresën e-mail të sipërpërmendur, do të vijojnë deri më datë 5 tetor 2014. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori