Presidenca e BE-sė, Irlanda pėrkrah anėtarėsimin e vendeve nga Ballkani Perėndimor
Me 1 janar Irlanda ka marrė zyrtarisht presidencėn e BE-sė, duke premtuar pėrkrahje pėr anėtarėsimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor dhe zgjerimin e Unionit me Maqedoninė, Serbinė dhe Shqipėrinė.
"Irlanda do ta pėrkrahė fuqishėm anėtarėsimin e vendeve nga Ballkani Perėndimor nė BE. Ne do tė angazhohemi edhe pėr qytetarėt e ardhshėm tė Unionit. Do tė kėmbėngulim qė tė pėrshpejtojmė negociatat me Islandėn, por edhe do t'i nxitim negociatat me Turqinė",deklaroi ministrja irlandeze pėr Ēėshtjet Evropiane, Lussinda Creyton.
Motoja e kėtij kryesimi gjashtėmujor tė BE-sė nga Irlanda ėshtė "Stabilitet, Punėsim, Rritje". /albeu.com/