Presidenca: As Berisha, as Rama nuk dhane propozime konkrete
Albeu.com
Në takimet që presidenti zhvilloi një ditë më parë me kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike nuk ka pasur propozime konkrete.Zyra e shtypit e presidentit sqaron kështu opinionin publik përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen zyrtare në internet.
“Kryetari i Shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë. Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime. Palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana e tij është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës” thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Shtuar më 17/02/2010, ora 20:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori