Presidenca akuza për SHBA: Ambasadori i Agacit, turpi i fundit!
Ngërçi për kushtetuesen ka shkaktuar një situatë vërtet problematike në Shqipëri dhe sidomos midis krerëve të shtetit.

Teksa zgjidhja duket se është larg, kujtojmë se vetëm 6 ditë më parë ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo i bëri thirrje palëve që t’i drejtohen për një opinion Komisionit të Venecias.

Pikërisht këtë të fundit, Presidenca e konsideron si "Ambasadori i Agaçit" dhe deklaron se është bashkëfajtor për dhunimin e Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë të njëjtin sugjerim e bëri ditën e sotme edhe Ambasada Amerikane.

Por për këto sugjerime ka reaguar vetë zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi.

Ai shkruan:

Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!

Rruga e Kavajës të çon në Kavajë!

Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar! /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2019, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori