Preshevë, Halimi: Serbia po diskriminon shqiptarët
Albeu.com
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka deklaruar se Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës së Preshevës.Ai ka kërkuar që shqiptarët në këtë komunë të paktën të kenë të drejta të barabarta me pakicën serbe e cila jeton në shtetin e Kosovës. “Të drejtat të cilat me Dokumentin e Ahtisaarit u sigurohen pakicave, në radhë të parë serbëve në Kosovë, pretendojmë të njëjtat t’i realizojmë edhe ne këtu në Luginë të Preshevës, në kuadër të strukturave shtetërore të Serbisë dhe kjo është një kërkesë dhe një angazhim mjaft real, them legjitim”, deklaroi Halimi për agjencinë e lajmeve INA

Ai ka deklaruar se vendimet e fundit të qeverisë serbe për mospranimin e diplomave të UP-së dhe mbylljen e televizionit të Preshevës janë të planifikuara më herët dhe synojnë të rrisin temperaturën politike në Preshevë.
Shtuar më 29/08/2008, ora 00:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori