Presheva: Bashkimi me Kosoven, opsion i hapur
Albeu.com
Perfaqesuesit politike te Lugines se Presheves e kane lene te hapur opsionin e bashkimit me Republiken e Kosoves, ne rast se bashkesia nderkombetare do te ndryshoje qendrim ndaj saj. Kryetari i komunes se Bujanocit, Shaip Kamberi ka deklaruar se, ne rast se faktori nderkombetar ndryshon qendrim, Lugina e Presheves do te riaktivizoje referendumin e vitit 1992, qe parashikon bashkimin me Kosoven.

Deklarata ne fjale vjen pas asaj te ligjvenesit amerikan Dana Rohrabacher, per shkembim territoresh mes Kosoves dhe Serbise, me qellim vendosjen e stabilitetit ne Ballkan.

Por ky opsion eshte kundershtuar nga sekretari i shtetit ne Ministrine Serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic, i cili ka deklaruar se nuk ekzistojne kushtet as kushtetuese dhe as politike per nje zgjidhje te tille. (tch)
Shtuar më 03/08/2009, ora 19:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori