"Prese": Rusia dhe Serbia po luajnë në taktikën e shtyrjes së statusit të
Albeu.com
Gazeta vjeneze "Prese" vlerëson se Rusia dhe Serbia po luajnë në taktikën e shtyrjes së statusit të Kosovës. Sipas gazetës, Rusia dëshiron që Këshilli i Sigurimit të KB të organizojë "një lloj ekskursioni në Kosovë" në mënyrë që ky forum t'i krijojë vetes tablon për gjendjen.Gazeta thekson se propozimi, i cili përputhet në sistemin e taktikës serbe dhe ruse të zvarritjes dhe tashmë po zbatohet me muaj, mund të miratohet. Gazeta pohon se Serbia ende nuk heq dorë nga Kosova, dhe aktualisht ende sheh tri mundësi shpëtimi. Njëri është vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit, ndonëse ajo i shmanget deklarimeve të qarta, duke thënë se mbështet zgjidhjen e pranueshme për të dyja palët. Shpresa e dytë e Beogradit është mungesa e shumicës në Këshillin e Sigurimit, duke u përpjekur që të bëjë për vete vendet e "vogla" anëtare të KS, shkruan "Prese". Ndërkaq, shpresa e tretë për Beogradin është shpërthimi i dhunës në Kosovë. "Sa më shumë që zgjat zgjidhja, rreziku është më i madh nga shpërthimi i dhunës nga ana e shqiptarëve", pohon "Prese", dhe shton se kjo do t'i godiste serbët. "Se a sjell pavarësia stabilitet, kjo është çështje e hapur. Shtyrja e zgjidhjes pa fund, ndërkaq padyshim është garant për kaos dhe destabilitet", nënvizon "Prese". qik
Shtuar më 06/04/2007, ora 12:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori