Prenger: Kosova, pjese e nje problematike te gjere ne marredheniet amerikano-ruse
Pëlqej
Albeu.com
Sipas një analisti amerikan, "Kosova është pjesë e një problematike të gjerë në marrëdhëniet amerikano-ruse, që përfshin edhe sistemin raketor në Evropë, çështjen e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe rajonin e Ballkanit". Robert Prenger, ish-zëvëndëssekretar i Mbrojtjes në administratën e Niksonit, tha për "Zërin e Amerikës" se "Kosova ka të bëjë me ndërhyrjen ushtarake ruse në Gjeorgji, duke qenë se Shtetet e Bashkuara ishin paralajmëruara se njohja e Kosovës do të shkaktonte probleme për stabilitetin gjetiu në botë, gjë që edhe ndodhi në Gjeorgji", thotë Prenger. Ai konsideron se qëndrimi i SHBA-ve dhe Rusisë ndaj Kosovës është i dyfishtë. "Një është njohja amerikane e pavarësisë së Kosovës, e tjetër është çështja e statusit të Kosovës, sovraniteti i së cilës nuk është njohur as në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", thotë Prenger dhe shton se si rezultat i situatës së tillë Rusia dhe Serbia angazhohen për vazhdimin e negociatave për statusin e Kosovës. Këto bisedime, thotë ky analist amerikan, fillimisht ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë, e pastaj në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe bisedimeve bilaterale të Beogradit dhe Prishtinës, mund të zhvillohen në kontekstin e problemeve të tjera të mëdha dhe të pazgjidhura, siç është sistemi raketor në Evropë, Gjeorgjia, Ukraina etj. "Pra çështja e Kosovës mund të rishqyrtohet në kuadër të paketës së tillë të negociatave", thotë Prenger. (QIK)
Shtuar më 12/11/2008, ora 16:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori