Në një seancë të mbajtur sot me praninë edhe të
Armando Prengës, trupa gjykuese e kryesuar nga Mirela Fana, vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë "arrest me
burg", duke e lënë në
burg deputetin e përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së.
Kjo seancë u zhvillua pasi avokati kishte kërkuar më herët revokimin e masës së arrestit, por me provat e reja, se gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë të pistoletës pa leje të Prengës, mbrojtja e tij u tërhoq nga kërkesa për liri.
Në këto kushte, Gjykata la në fuqi "arrestin me
burg". Me këtë masë, deputetit
Armando Prenga do t'i duhet të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në përfundim të hetimeve. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015,
ora 10:16