Prekëse, vajza me aftësi ndryshe dhuron para për shqiptarët e prekur nga tërmeti
Një vajzë me aftësi ndryshme, e quajtur Ela, ishte këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, ku dhuroi emocione të forta.


18-vjeçarja nga Kosova, me Sindromën Down, ka vendosur të dhurojë një shumë parash për të gjithë personat e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Një vajzë 18 vjeçe nga Kosova, e cila vuan nga sindroma Down, ka vendosur që një pjesë të pagës së saj ta japë për ata shqiptarë që u prekën nga tërmeti.

Ela, 18 vjeçarja me aftësi ndryshe, kishte folur me punëdhënësin e saj duke i thënë se do të jepte gjysmën e pagës për të prekurit nga tërmeti. I prekur nga ku gjest, punëdhënësi i saj i tha se nëse ajo do ta dhuronte gjysmën e pagës, ai do të dhuronte 10 paga të tijat, e kësisoj një shumë parash shkuan sërish me zemër drejt shqiptarëve.
Shtuar më 06/12/2019, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori