Fjalët prekëse të djalit të Dritan Priftit: Të dua shumë babi

Pëlqej
Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti.

Ish-ministri Dritan Prifti humbi jetën ditën e djeshme në moshën 49-vjeçare përballë një sëmundje të rëndë gjaku.

Prej më shumë se një viti ai u shkëput nga aktivitetet politike për këtë arsye, duke kryer disa ndërhyrje të vështira në Itali.

Dritan Prifti ishte baba i katër fëmijëve.

David Prifti, në muajin gusht kishte uruar publikisht të atin me rastin e ditëlindjes së tij.

“I uroj gëzuar ditëlindjen personit nga i cili marr shembull. Të dua shumë babi. Faleminderit që gjithmonë më je pranë”, shkruante Davidi. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori