Prekëse, dikur ia shpëtoi jetën vrasësit që sot e vrau me familjen
Ridvan Zyka, autori i masakrës së 10 gushtit, në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës do të dalë të hënën përballë togave të zeza për vlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë mes familjarëve të fisit Zykaj dhe fqinjëve vijojnë të kujtohen copëza jete.

Banesa e 24 vjeçarit është shumë pranë banesave të 8 anëtarëve të tre familjeve të fisit Zykaj, që u mori jetën.

Pasditen e 10 gushtit Ridvani doli nga banesa dhe pasi mori automatikun iu drejtua banesë së vëllait të gjyshit të tij, Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykaj 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç, të bijën Sara, 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Kwtu vrau dhe Azemin (djalin tjetër të Demirit) dhe të shoqen Afërditën.

I shpëtoi jetën, Ridvani e ekzekutoi me gjithë familje

Familjarët tregojnë se pikërisht Besimi kishte qenë njeriu që i kishte shpëtuar jetën Ridvanit vite më përpara kur ky i fundit kishte pësuar djegie pranë shtëpisë, raporton ora news.

Vite më parë kishte rënë një zjarr afër shtëpisë dhe Ridvani kishte pësuar djegie. Besimi e kishte marrë në krahë dhe e kishte çuar në spital duke i shpëtuar jetën.

Edhe ditën e masakrës një banor i zonës kujtoi historinë e zjarrit: Ka qenë i sëmurë ky djali (flet për Ridvanin) Para 7-8 vitesh u dogëh. Ka pasur djegie të 70% të trupit. U kurua 4-5 muaj në Tiranë dhe erdhi në familje. Kishte ca bagëti dhe i ruante ato.
Shtuar më 12/08/2018, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori