COVID-19 ka marrë përmasa alarmante në vend. Gati 700 raste të reja e 6 viktima vetëm në 24 orët e fundit.
Burimet bëjnë me dije se një tjetër shkollë 9-vjeçare në
Gjirokastër është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus.
Bëhet fjalë për
shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë të infektuara shtatë mësuese me COVID-19.
Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë që mbyllet në këtë qytet, pasi më herët u pezullua
mësimi në 9-vjeçaren ‘Koto Hoxhi’.
Aktualisht në këtë shkollë vijon
mësimi për ciklin e ulët, edhe pse DPSH ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 16:55