Prej tre javësh në spital, COVID-19 i merr jetën piktores së njohur shqiptare
Piktorja e njohur, Lumtri Blloshmi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 76-vjeçare, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Blloshmi ishte shtruar prej tre javësh në spitali, por nuk arriti t'ia dilte mbanë.

Ajo u lind më 1944 në Tiranë. Ajo u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa ka punuar në disa institucione kulturore, ku së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973-1974, një periudhë delikate në artin shqiptar. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës duke u fokusuar tek peizazhi dhe natyrat e qeta. Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve.

Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.
Shtuar më 27/11/2020, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori