Prekëse, zonja i sjell ushqime studentëve protuestues: Atë që nuk e bëm ne, bëjeni ju (VIDEO)
Pëlqej
Që nga mëngjesi i sotëm mijëra studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, ku kanë vijuar të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre për tarifat dhe kushtet e Universiteteve.

Edhe pse Ministria e Arsimit gjithashtu edhe kryeministri Rama kërkoi përfaqësues për të negociuar, studentët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta, pasi sipas tyre lëvizja e kryeministrit është një manipulim.

Ndërkohë një gjest human ka ndodhur gjatë protestës ku shumë prindër që kanë patur fëmijët aty kanë sjellë ushqim duke e ofruar për të gjithë të pranishmit.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mësipërme. /albeu.com/


Shtuar më 07/12/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori