Prej kohësh në vëzhgim, gabimi që çoi të riun pas hekurave
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në kudër të operacionit “Collaboration 2”, policia arrestoi shtetasin me iniciale D.D, të cilit iu sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shtuar më 01/10/2020, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori