Prej 3 ditësh pozitive me COVID-19, ndërron jetë mjekja 40-vjeçare
Një mjeke në Turqi ndërron jetë tre ditë pasi kishte rezultuar pozitive me Covid-19.

Mjekja 40-vjeçare Ferdane Bilgi, pas një sulmi ne zemër.

Bilgin ishte pjesë e stafit administrativ në qendrën e Spitaleve Publike të Drejtorisë Shëndetësore Hatay, e cila ishte e martuar me dy fëmijë.

Drejtori i Shëndetësisë në Hatay Dr. Mustafa Hambolat, në postimin e tij në mediat sociale, shprehu ngushëllimet për të afërmit e mjekes dhe stafit shëndetësor

“Ferdane Bilgin, një nga anetaret e personelit të Drejtorisë Shëndetësore Krahinore të Hatay, Presidenca e Spitaleve Publike, ka ndërruar jetë. Mëshira e Zotit qoftë për të ndjerën dhe uroj ngushëllime për të dashurit, familjen e saj dhe komunitetin tonë shëndetësor “, -tha Hambolat.
Shtuar më 30/11/2020, ora 19:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori