U lëndua gjatë orarit të punës në Peqin, punonëjsja e fabrikës përfundon në spital

Një 49-vjeçare ka përfunduar në spitalin rajonal të Elbasanit, pasi u lëndua gjatë orarit të punës në një fabrikë të Peqinit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 12:30.

49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi Policisë

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit, për shkak të një dëmtimi në dorë, shtetasja D. B., 49 vjeçe, e cila paraprakisht dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës, në një fabrikë për përpunimin e plastikës. 49-vjeçarja aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./albeu.com/