Prej 1 prillit shtohet një tjetër taksë
Pëlqej
Nga muaji prill, pritet që fatura e ujit të ketë një vlerë akoma më të lartë nga ajo aktuale.

Nuk bëhet fjalë për rritje të çmimit të ujit, por të faktit se në të do të vendoset edhe taksa më e re e qeverisë, ajo e pasurisë.

Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, dhe agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit.

Në këtë mënyrë, nëse sot fatura mesatare e ujit për një familje në kryeqytet, e cila shpenzon 30 metër kub në muaj, është 2400 lekë tashmë edhe më taksën e re, për prillin ajo mesatarisht do të rritet me 400 lekë.

Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit.

Sipas vendimit të qeverisë çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori